Ekspertët kundër Haxhinastos: Problemi rrugëve standardet, jo karburantet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2014, 18:52
Tiranë- Heqja e karburanteve nga autostrada nuk është zgjidhja e problemeve aktuale.Eksperti rrugor, Fatmir Hasho, gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ka kundërshtuar idenë e Ministrit Edmond Haxhinasto për largimin e karburabnteve nga autostrada.Sipas ekspertit aktualisht në Shqipëri ka shumë probleme me standartin e rrugëve dhe karburantet vijnë më pas arritjes së standarteve.Në ndryshimet e kodit rrugor të prezantuara së fundmi nga Ministri Edmond Haxhinasto, një pikë e veçantë i kushtohet pikërisht largimit të karburanteve nga autostrada.