Gjergji: Nisma e qeverisë për abuzimet me energjinë elektrike e mirëpritur, por e vonuar
Tiranë – Nismën e qeverisë në luftën kundër vjedhjes së energjisë elektike, eksperti i ekonomisë, Artan Gjergji, e mendon si një veprim të mirëpritur, edhe pse i vonuar.“Në gjykimin tim sipërmarrja e qeverisë në këtë drejtim, të luftës të atyre që quhen ndryshe vjedhësit e energjisë elektrike, është një veprim i mirëpritur edhe pse i vonuar, duhet të ishte ndërmarrë shumë herë më përpara” – tha Gjergji.Në një intervistë në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, Gjergji e ka vlerësuar me nota maksimale edhe aksionin e Policisë së Shtetit në këtë nismë, edhe se lufta kundër vjedhjes së energjisë është një nga detyrat kryesore që duhet të ndërmarrë. Gjykimi i ekspertit të ekonomisë është ndryshe nga ajo çfarë opozita ka trumbetuar më zë të lartë ditët e fundit, se vendi po kthehet në një “shtet policor”.“Pavarsisht opinionit të opozitës për një shtet policor apo akuzave të ndërsjellta politike, gjykoj se Policia është përdorur në mjaft aksione të cilat jodomosdoshmërisht kanë lidhje me aktivitetin e saj si Polici, e ruajtjes së rendit, në një kohë, që për hirë të së vërtetës, lufta kundër vjedhjes së energjisë elektrike është një nga detyrat kryesore që duhet të ketë, në një farë mënyrë është një krim penal vjedhja e një prone, produkti, siç është edhe energjia elektrike” – u shpreh eksperti i ekonomisë.Vjedhësit e energjisë elektrike i ka krahasuar me hajdutët në autobusat urbanë, duke bërë këtë analogji, Gjergji tha se nëse në rastin e fundit i drejtohemi Policisë, atëherë edhe në rastet e abuzimit me energjinë elektrike, duhet të bëjmë të njëjtën gjë.“Me sytë e një konsumatori,unë gjykoj se ai që vjedh energjinë elektrike i ngjason atij hajdutit në autobusat urbanë, që të vjedh kuletën nga xhepi. Në rastë të tilla ne i drejtohemi Policisë, në këtë rast këtë analogji do të bëja. Jam i mendimit se është një veprim i mirëpritur, dhe jam i bindur që një pjesë e mirë e publikut e mirëpret një gjë të tillë, të pakten ata që janë korrekt me pagesën e faturave të energjisë elektrike, sado të kripura ato të kenë qënë. Le të shpresojmë të mos jetë një shoë por një sipërmarrje reale e qeverisë në këtë drejtim" - theksoi Gjergji.