Sulmohet me dy predha godina qeveritare e Maqedonisë

Shkup-Mbrëmjen e 28 tetorit është sulmuar me predha godina qeveriatare së Maqedonisë. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ku janë dëgjuar dy shpërthime.Pas disa orëve, në fasadën e ndërtesës së  Qeverisë janë gjetur dy predha.  Në vend ngjarje është kryer ekspertizë, predhat janë marrë për analizë të mëtejmë.Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë rastin dhe paralajmërojnë hollësi më të detajuara gjatë ditës së sotme.Ndërkohë mësohet se predhat kanë përfunduar në murret e godinës dhe se nuk ka persona të lënduar.  Deri në këto momente nuk ka informacione nëse dikush nga kabineti qeveritarë mund të ket qenë objekt i sulmit.