Shefi i NATO-s kërkon para! Propozimi: Rritje e buxhetit të mbrojtjes me 2% të PBB-së deri në vitin 2024

Shefi i ri i NATO-s, Jens Stoltenberg, pranoi se ka një buxhet të kufizuar dhe nuk mund të rrisë shpenzimet e aleancës, për t'i bërë ballë kërcënimeve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Rusia.Ai pranoi se do të bënte çmos për t'i mbushur mendjen 28 vendeve anëtare të Organizatës së Atlantikut Verior që të rrisnin buxhetet e mbrojtjes me 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2024."Nuk kam ndërmend që të caktoj objektiva, - tha Stoltenberg në Bruksel. - Por synimi im kryesor është që të paktën të ndalim uljen e buxhetit të mbrojtjes".Muajin e kaluar, gjatë Samitit të Uellsit, drejtuesit e vendeve të NATO-s caktuan si objektiv rritjen e buxhetit të mbrojtjes për një periudhë dhjetë vjeçare, por duke e lënë fakultative arritjen e tij.Momentalisht, vetëm katër vende pjesëtare të NATO-s, SHBA, Britania dhe Greqia, e kanë arritur objektivin. Vendimi u mor pjesërisht për të ndihmuar në përforcimin e Europës lindore në vendet afër Rusisë.Si ish-kryeministër i Norvegjisë, Stoltenberg është drejtuesi i parë civil i aleancës nga një vend që ndan vijë kufitare me Rusinë. Ai tha se NATO duhet të ketë pozita të forta në mënyrë që të përballet me Kremlinin."Vetëm një aleancë e fortë mund të ndërtojë një marrëdhënie të qendrueshme dhe bashkëpunuese me Rusinë, - u shpreh ai. - NATO vazhdon të synojë që të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë, por për të arritur aty, duhet që Rusia të ketë të njëjtin synim dhe të hedhë hapa të qartë në këtë drejtim".