Elbasan, Ekmekciu: Hapësirat publike të lirohen, u takojnë qytetarëve

Elbasan-Vijon të jetë problem zaptimi i hapësirave publike në Elbasan. Jo shumë larg qendrës së qytetit zhvillohet biznesi informal i shitjes së mjeteve por duke i marrë qytetarëve, hapësirën publike.Prej më shumë se 1 viti kjo situatë nuk ndryshon në mënyre përfundimtare edhe pasi policia bashkiake i largon nga sheshi publik përpara turizmit "Skampa ".Kryeinspektori Dritan Ekmekciu, në një intervistë për Ora Neës evindenton këtë problematikë por njëherësh thotë se pronarët do të njoftohen për largimin e mjeteve, në rast të mosbindjes nga ana e tyre, do të veprojmë duke i larguar karoatrec.Ekmekciu i bën thirrje gjithashtu edhe tregëtarëve ambulant që të lirojnë hapësirat publike sepse u takojnë qytetarëve.Edhe pse kjo problematikë nuk merr një zgjidhje përfundimtare për shkak se nuk penalizohet askush, mjetet që bëjnë biznes në mes të qytetit i rikthejnë sërisht mjetet se askush nuk perballet me ligjin.