Tahiri padit 5 ish-drejtorë e zyrtarë për shpërdorim detyre, ndër ta edhe Ollin
Tiranë - Ministria e Brendshme ka kallëzuar në Prokurori, 5 zyrtarë të saj, 3 të mëparshëm dhe 2 aktualë për shpërdorim detyre, ndër ta edhe ish-Drejtorin e Emergjencave Civile, Alfred Ollin.Të tjerët janë: Maksimiljan Dhima, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC; Arben Qesaraj, specialist në Drejtorinë e Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC; Adem Kapo, ish-specialist në Drejtorinë e Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC dhe Drita Avdyli, ish-drejtoreshë e Drejtorisë së Shtetësisë dhe Refugjatëve në MPB.Pas një auditi të kryer nga ministria, - thuhet në njoftimin për shtyp, - janë vërejtur një sërë shkeljesh, që bëjnë përgjegjës punonjësit e mësipërm, si1. Janë dhënë fonde për pesë persona me aktivitet tregtar në shumën 1,000,000 lekë. Përveç vlerës së dëmit ekonomik në shumën e mësipërme, është krijuar mundësia e dëmit ekonomik për detyrimin e buxhetit të shtetit edhe ndaj 31 personave me aktivitet tregtar privat në shumën 143 902 657 lekë.2. Janë akorduar fonde në shumën 58 000.000 lekë, për emergjencën e krijuar nga rreshjet e dëborës, pa dokumentacion justifikues.3. Janë dhënë fonde për emergjencë, në kundërshtim me VKM nr.80 datë 12.02.2012 për 11 njësi të qeverisjes vendore në shumën 3 000 000 lekë.4. Janë akorduar fonde për ndihmë në katër raste për shumën 600.000 lekë, pa asnjë dokumentacion.5. Nuk është kryer kontrolli dhe dokumentimi i përdorimit të fondeve të akorduara për emergjencat civile per vitet 2012-2013.6. Për mallrat që ka përfituar MB nga projekti “Përballimi dhe zbutja e rreziqeve nga fatkeqësitë”, është vepruar në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore për administrimin e aseteve. Mungojnë dy mjete motorike (skafe) me vlerë 1 168 494 lekë.Lidhur me znj.Avdyli, ka rezultuar se ajo është përgjegjëse për shpërdorim detyre, në procedurat për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare si dhe keqmenaxhimin e aktiveve, me pasoja financiare në buxhetin e shtetit në vlerën 245 125 lekë.Ish-Drejtori i Emergjencave Olli: Akuzat nuk qëndrojnëNë një prononcim për “Ora News”, Alfred Olli tha se “shkeljet e përmendura nuk qëndrojnë. E kam kryer atë detyrë për 8 vjet dhe kam qënë shumë i hapur me median në tërë aktivitetin dhe i gatshëm për të nxjerrë konkluzionet përkatëse. Për më tepër, Drejtoria e Emergjencave Civile është kontrolluar shumë herë dhe asnjëherë nuk është gjetur me shkelje. Shkeljet e pretenduara nuk kanë të bëjnë me shpërdorim detyre dhe nuk qëndrojnë në asnjë koncept juridik apo administrativ.”I pyetur për akuzën e dëmshpërlimit të pesë bizneseve, Olli tha se ato 5 biznese kanë qënë më të dëmtuarit për një ngjarje të jashtëzakonshme, që për arsye të caktuara nuk u shpall e tillë dhe ata u dëmshpërbyen në mënyrë simbolike. Përsa i përket emergjencës së borës, ai shtoi se fondet janë dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave dhe drejtoria përkatëse nuk mban përgjegjësi.Oranews.tv