Vlorë, abuzimet me energjinë, qytetarët: Nisma e qeverisë pozitive

Vlore-25 çështje për abuzime me energjinë elektrike dhe mospagesa, janë prezantuar deri më tani në gjykatën e rrethit gjyqësor në Vlorë, 20 prej tyre jane ende në proces ndërsa 2 syresh kanë përfunduar me vendim fajësie duke dënuar kështu me arrest me burg tre shtetas.Të pyetur për nismën me të fundit të qeverisë Rama për të ndëshkuar abuzuesit me energjinë elektrike shume prej qytetarëve të Vlorës e kanë cilësuar nismën si pozitive ndërsa theksojne se shumë familje nuk paguajnë edhe për shkak të pamundësive ekonomike.Qytetaret citojnë se do të ishte edhe me e mirëpritur nisma nëse do të ishin zgjidhur me pare problemet e punesimit.Por ka edhe nga ata qytetarë të cilët kujtojnë borxhet e institucioneve publike kundrejt energjisë elektrike , duke thëne se shkelësit më të mëdhenj të ligjit janë vetë institucionet .Kujtojmë këtu borxhin e papaguar të ujësjellësit të Vlorës , i cili i ka rrezikuar furnizimin gjithë qytetit për shkak të ndërprejes së energjisë asaj kohe nga CEZ si debitore i një detyrimi që kapte shifrat e 1.8 mln eurove .Qyteti i Vlorës numëron ndërkohë mbi 2000 debitorë të energjisë elektrike e po aq raste të konstatuara si lidhje të dyfishta apo abuzuese .