Gazeta serbe "Kurir": Huligani Ivan Bogdanov fshihet në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2014, 11:23
Huligani serb, Ivan Bogadnov është në Kosovë. Lajmi transmetohet nga e përditshmja serbe "Kurir".Bogadnov ka ikur nga Serbia për të gjetur strehim në Mitrovicën Veriore.Kjo pasi që Bogdanov po ndiqet nga policia pas trazirave të shkaktuara në ndeshjen Partizan-Zvezda.Bogdanov thuhet se sapo kishte dëgjuar për arrestimin e mundshëm të tij, ka gjetur Kosovën si vendim më të përshtatshëm për strehim.