“Lagjia e re” në Kukës futet në rrugën e urbanizimit
Kukës – “Lagja e re” e kukësit, një zonë informale, e njohur nga vendasit për kaosin e ndërtimeve të pas viteve '90, do t'i nënshtrohet një plani të mirëfilltë urbanistik.E njohur si lagje problematike, bashkia e Kukësit e ka ndarë si njësi më vete ku puna për sistemimin e saj do të nisë nga krijimi i infrastrukturës rrugore.“Po merremi me pjesët e infrastrukturës në këtë lagje. Është planifikuar që në kuadër të mbjelljeve të vjeshtës dhe të pranverës do të mbillen rreth 400 drurë dekorativë. Është bërë një projekt në lidhje me problemet e rrugëve”, shprehet kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halilaj.Lagjja e re, është e populluar me banorë të ardhur kryesisht nga zonat rurale. Në këtë pjesë të qytetit të Kukësit janë mbi 500 ndërtime të cilat pritet të legalizohen, ndërkohë që shërbimet ndaj banorëve të saj nuk kanë qenë asnjëherë të plota./nzh/oranews.tv/