Kinë, mbi dy mijë kopjacë në provimin për liçencën e farmacisë
Kine-Rreth 2240 studentë që po kryenin provimin për të marrë liçencën e farmacistit janë kapur duke kopjuar me pajisje të teknologjisë së lartë, në provincën kineze Shanxi.Javën e kaluar, më 18 dhe 19 tetor, më shumë se 25 mijë vetë u futën në provim, por kujdestarët e sallave kapën sinjale radiofonike të cilat përdoreshin për t'u dërguar studentëve përgjigjet e sakta të testit. Në fund të ditës ata sekuestruan rreth 2000 pajisje.Sipas raportimeve të zyrtarëve vendas, në shtatë sallat ku po zhvillohej provimi, në total u kapën 2440 persona duke kopjuar.Skema e kopjimit përfshin futjen në sallë të shumë personave që pasi memorizojnë pjesën e tyre të pyetjeve dalin jashtë, ku qendrojnë persona të tjerë që u përcjellin përgjigjet studentëve brenda në sallë që janë të interesuar të marrin provimin.Kandidatëve të kapur me kopje u ndalohet për dy vjet që të marrin pjesë në provime të tjera kombëtare dhe nota që kanë marrë në provim nuk iu llogaritet.Deri tani, në lidhje me këtë incident, janë arrestuar dy grupime që organizonin skemën e kopjimit, pjesëtarët e të cilëve janë vënë nën hetim nga autoritetet.