Këlcyrë, përkujtohet "Jo"-ja greke gjatë Luftës Italo - Greke
Këlcyrë - Nuk kanë munguar incidentet ditën e përkjtimit të JO-së greke, një ritual i përvitshëm që nis me meshën përkujtimore në Manastirin e Këlcyrës, ku prehen eshtrat e 300 ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo - greke në vitet ‘40.Ashtu si përvit, përfaqësues të politikës greke, kleri ortodoks lokal, ambasadori grek Lonidhas Rokanas, konsulli grek në Gjirokastër Nikolais Kotrokois dhe deputetët Vangjel Dule e Vangjel Tavo kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, ndërsa një grup familjarësh të ushtarëve të rënë janë bllouar në Kakavijë nga autoritetet shqiptare pasi kishin me vete libra në gjuhën greke me përmbajtje nacionaliste. Mungesa e tyre ka bërë dhe shtyrjen e fillimit të ceremonisë përkujtimore.I pyetur nga gazetarët për marrëdhëniet Shqipëri – Greqi, kreu i PBDNJ Vangjel Dule u shpreh se dy vendet kanë marrëdhënie të kënaqshme, ndërsa ka kërkuar shmangien e nacionalizmave në marrëdhëniet me Serbinë.“Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë të kënaqshme, ndërsa me Serbinë nuk janë aty ku duhet të ishin.Por duhet të shmangen nacionalizmat. Sot nderojmë ata që bënë qëndresë ndaj pushtimit”, tha Dule.sinkAktivitetet e organzuara ditën e Festës Kombëtare të Greqisë kanë vijuar në Bularat të Gjirokastrës ku janë vendosur kurora në varrezat e tjera të ushtarëve grekë. Ceremonia e përvitshme organizohet çdo 28 tetor për të përkujtuar ditën kur kryeministri I kohës Joanis Metaksas I tha “Jo” ultimatumit të Italisë për të hyrë pa rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar. Vitet e fundit këto ceremoni janë shoqëruar me protesta të shumta nga aktivistët nacionalistë të të dyja vendeve.Oranews.tv