Taksat, Dhoma Amerikane: Të mos ketë ndryshime vit për vit, duhet stabilitet
Tirane- Dhoma Tregtare Amerikane shpreh shqetësimin për ndryshimet e shpeshta të sistemeve të tatimeve.I ftuar mbrëmë në emisionin e Ora Ekonomi, të RTV Ora News Presidenti i kësaj Dhome, Mark C. Crawford thotë se është shqetësuese rënia e investimeve të huaja, por shumë investorë të tjerë që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri hezitojnë për shkak të ndryshimeve të shpeshta që ndodhin në sistemin e taksave.“Për ne tepër i rëndësishëm është stabiliteti. Ne e kuptojmë që ndryshon sistemi i tatimeve, kur vjen një qeveri e re, është normale, por nëse ndryshon vit për vit është më e vështirë për ne të huajt të planifikojmë investimet tona. Kemi disa anëtarë që kanë dëshirë të investojnë por kanë ngecur për shkak të koncensionit të tyre apo të ndryshimit që po presin të shikojnë.Thonë më mirë të presin 3 muaj, të shikojnë ndryshimet për të vendosur nëse do të investojnë këtu apo në Kosovë. Nëse ka stabilitet ata investojnë direkt në Shqipëri pasi fitojnë para dhe paguajnë tatimet, por kur ka mostabilitet i bën që ata të hezitojnë” tha ai në studion e Ora Ekonomi të gazetarit Besart Kadia.Ervin Bushati Sekretari i Ekonomisë në PS duke mbrojtur politikat fiskale të qeverisë tha se rëndësi ka që ndryshimet fiskale të jenë transparente, të ndershme dhe të parashikueshme.“Ne kemi mbajtur premtimin. Në shumicën e rasteve nuk janë politikat fiskale ato që dekurajojnë biznesin. Qveria ka ditur të projektojë“Sa i takon rritjes së taksave, presidenti I Dhomës Amerikane thotë se nuk është pro një rritje tatimesh që mund të bëjë Shqipërinë një vënd jo konkuret me rajonin, por nënvizon përmirësimin e klimës së biznesit.“Kur isha në Amerikë para tre javësh duke folur me investitorët që mund të vijën këtu ata nuk në thonë se nuk do të vijmë për shkak të tatimit mbi dividentit. Ata u intereson si janë trajtuar investitorët që janë këtu , që kanë probleme me koncensionet e tyre, apo zbatohen kushtet që janë vënë në momentin kur kanë nisur investimin. Ne nuk jemi pro një rritje tatimesh që mund të bëjë Shqipërinë një vend jo konkuret me rajonin.”Bushati thotë se duhet gjetur një e mesme e artë."Në shumicën e rasteve nuk janë politikat fiskale ato që dekurajrojnë biznesin. Vendet ku invetojnë më shumë në Kinë e në Amerikë taksat janë 2 -3 herë më të larta se kaq. Me rëndësi është stabiliteti dhe përmirësimi I klimës së biznesit”Buxhuku: Taksa e dividentit të rritet vetëm për kompanitë që operojnë në treg monopolPër Administratorin e Përgjithshëm të Konfederatës së Industrive të Shqipërisë, Gjergj Buxhuku është element negativ është fakti që në tremujorin e dytë të këtij viti rënia e investimeve të huaja direkte me vlerë neto krahasim me tremujorin e dytë të 2013.Buxhuku thotë se qeveria duhet të jetë shumë të vëmendshme me politikat fiskale dhe se taka e dividentit të rritet vetëm për kompanitë që operojnë në treg monopol."Duke qenë se na ka rënë tre shtyllat në të cilat mbahej ekonomia duhet të stimulojmë ndaljen e paarsyeshme të parave shqiptare jashtë vendit. Konfindustria është parimisht dakord që të rritet dividenti për një kategori biznesesh, por vetëm për ato që punojnë në tregje të mbyllura, monopol. Ka kuptim moral që të rritet dividenti për to. Të rritet dhe të mbahet dhe kjo normë, taksë 15 %, por për të gjitha kategoritë e tjera të biznesit që punojnë në kushtet e tregut të lirë të punojë me taksë 9-9.5%."