Garantohen pensionet për shqiptarët në Luksemburg, firmoset marrëshja
Shqipëria dhe Luksemburgu nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet, afro 2000. Marrëshja u nënshkrua të hënën nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj dhe Ministri i Mbrojtjes Sociale i Luksemburgut, z. Romain Schneider.Falë kësaj marrëveshjeje, u jepet mundësia emigrantëve shqiptarë të tërheqin me vete edhe kontributet e pensioneve që kanë depozituar në shtetin shqiptar nëse vendosin të qëndrojnë në Luksemburg, ose anasjelltas.Ministri Veliaj tha se "më 1 janar 2015 nis zbatimi i reformës së pensioneve dhe ajo që po përpiqemi të bëjmë me keto marrëveshje dypalëshe është t'u themi shqiptarëve se nuk ka rëndësi se ku punoni, por për sa kohë që i deklaroni vitet tuaja të punës në Shqipëri apo në një vend tjetër të BE-së, ato do t'ju njihen të gjitha. Ky është një apel për qytetarët se që nga 1 janari, cdo muaj apo vit i deklaruar, sjell një pension më të lartë. Në momentin kur do të kemi lidhur 6-7 marrëveshje të tilla me vende të tjera të BE-së, edhe procesi i fillimit të negociatave me vendet fqinje do të jetë më i lehtë", - theksoi ministri.Ministri për Mbrojtjen Sociale i Luksemburgut, z. Schneider, tha se marrëveshja me Shqipërinë është një akt i rëndësishëm sepse bëhet fjalë për një konventë në fushën e sigurimeve shoqërore. "Nënshkrimi i marrëveshjes është hapi i parë, nderkaq ajo duhet ratifikuar nga Parlamenti i Luksemburgut. Shumë shpejt do t'ia paraqesim Dhomës së Përfaqesuesve dhe Këshillit të Shtetit, e më pas do të diskutohet nga komisionet parlamentare. Gjithsesi, procedura nuk zgjat shumë dhe besoj se marrëveshja do të hyjë në fuqi shumë shpejt".Përvec Belgjikës dhe tashme, Luksemburgut, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme edhe me Turqinë, ndërkohë që vijojnë bisedimet me Gjermaninë, Cekinë, Rumaninë dhe Austrinë. MMSR do të nënshkruajë shume shpejt marrëveshjen me Kanadanë, Hungarinë dhe Maqedoninë, e nga ana tjetër synon të bashkëpunojë edhe me Italinë dhe Greqinë, vende ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh.ar.sh/Oranews.tv