Abuzimet në azile, kreu i shoqatës hedh akuzat për fondet dhe keqtrajtimet

Skrapar - Baftjar Caushaj, kryetari i Shoqatës Kombëtare të Azileve në vendin tonë, ka denoncuar abuzimet dhe keqtrajtimet që sipas tij kryhen në shtëpitë e të moshuarve në Shqipëri. Caushaj deklaron se fondet që akordohen për këto azile përfundojnë në duart e administratorëve, ku si shembull ai jep azilin e Poliçanit.“Qendrës së Poliçanit unë I them “Qendra e zezë”. Vetëm e vetëm për të vjedhur. 1 miliard lek erdhën për rikonstruksion në atë qendër dhe ajo shtëpi të moshuarish është shkatërruar totalisht dhe është e pabanueshme”, shprehet Baftaj Caushaj.Sipas Caushajt, të moshuarit në azilin e Fierit trajtohen në mënyrë çnjerëzore.“Atyre u mungon çdo gjë. Në rradhë të parë u mungon ngrohtësia e njeriut. U mungon ushqimi, veshëmbathja, ilaçet”, denoncon më tej kreu i Shoqatës Kombëtare të Azileve.Baftjar Caushaj, edhe vetë një i moshuar, i ka dërguar letër edhe avokatit të popullit, qeverisë dhe ambasadorit amerikan, ku kërkon që para se të jepen fondet, të verifikohen nëse shkojnë në destinacion./nzh/oranews.tv/