Fier, bizneset thonë se po falimentojnë, kurse shifrat se hapen përditë

Fier - Bizneset e vogla në qytetin e Fierit për një periudhë 3-vjecare po përballen me krizën ekonomike. Janë vetë tregtarët që tregojnë mungesën e punës dhe qarkullimin e mallrave që u kanë mbetur stok për shkak të mungesës së fuqisë blerëse.Për tregtarët e Fierit, veshtirësia më e madhe nuk qëndron në pagesën e taksave, por në papunësinë dhe pamundësinë e qytetarëve për të blerë produktet të reja dhe kjo sjell falimentin e biznesit. “Xhirot” e ditës thjesht kalojnë për shpenzimet dhe qeranë e lartë.Por, në qendrën e regjistrimit të bizneseve në Fier, shifrat tregojne rritje të numrit të bizneseve që hapen. Haxhi Krasniqi, përgjegjes i kësaj zyre tregon se është i papërfillshëm numri i bizneseve që mbyllen dhe raporti i hapjes dhe mbylljes së tyre është 4 me 1.Një situatë kontradiktore paraqitet në biznes duke qënë se kriza ekonomike ka dhënë ndikimin e vet dhe shumë qytetarë gjejnë zgjidhje në bizneset familjare, por ajo që lind natyrshëm si pyetje është se sa do mbijetojnë në treg këto biznese kur papunësia i ka lidhur duart çdo qytetari?Oranews.tv