Altin Goxhaj shoqërohet në polici, Protestoi kundër rritjes së çmimit të energjisë
Tiranë -Është shoqëruar për disa orë në polici, Altin Goxhaj, kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili po organizonte një protestë përpara fillimit të takimit të kryeministrit Rama për aksionin e vjedhjes së energjisë elektrike.Avokati Goxhaj u shoqërua nga forcat e Komisariatit nr.1 në kryeqytet pasi pritej të protestonte Pallatit të Kongreseve, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.Në dalje nga komisariati Goxhaj tha se ishte keqtrajtuar dhe ofenduar nga policia.“Një shtet që ka frikë nga banderolat, një shtet që ka frikë nga një njeri që po rri po pret një protestë, është një shtet që nuk rri dot në këmbë. Të organizosh një miting me punonjësit e administratës dhe të KESH-it për të thënë që nuk rritet çmimi i energjisë, por do të heqim fashën dhe të kesh frikë nga një parullë e vetme që është kundër rritjes së çmimit të energjisë, tregon se ai mitingt që po bën sot Edi Rama është një histori falso, histori e pavërtetë.E vetmja përgjigje që mora ishin 5 policë që më morën zvarrë, më futën në furgon, në tentatië për të më rrëmbyer telefonin. Sipas ligjit të avokatisë, të dhënat personale që kam unë me klientin, korrespodenca personale është secrete dhe askush nuk mund ta prekë atë përveçse unë dhe klienti im. Kisha komunikim me katër klientë aty. Ata më dhunuan me grushta, me shqelma, më kapën kapur për fyti, por unë celularin nuk e dorëzova deri sa ai u thye," - tha ai pas lirimit.Goxhaj përpara se qeveria të shpaloste aksionin për mbrojtjen e enegjisë, kishte njoftuar në facebook një protestë,për të kundërshtuar rritjen e cmimit të energjisë.Kreu ZKM u shpreh se heqja e fashës prej 300 kilovatësh do të ndikojë në xhepat e qytetarëve.Postimi i Altin Goxhaj në FB