Vjedh 77 mijë € për dy apartamente, hetohet administratori i firmës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2014, 10:14
Tiranë – Administratori i një kompanie ndërtimi në Tiranë me iniciale I.J, 51 vjeç, akuzohet se u ka vjedhur 77 mijë euro dy personave me anë të mashtrimit për shitjen e dy apartamenteve.Policia ka bërë të ditur sot se më 23 tetor ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.J, vjeç 51, banues në Tiranë, administrator i kompanisë, pasi në vitin 2008, me anë të mashtrimit, i ka vjedhur 35.000 euro, shtetasit R.Z, 50 vjeç, banues në Tiranë, për blerjen e një apartamenti dhe 42.000 euro shtetasit I.T, 71 vjeç, për blerjen e një apartamenti tjetër. Ai ka shkelur nenin 143/2 të Kodit Penal.ar.sh/oranews.tv