Shkollat në Berat, 1 milion $ për rikostruksion dhe ndërtime të reja

Berat - Pavarësisht se viti shkollor ka nisur prej dy muajsh, në shkollën 9-vjeçare, "Thimi Tani", shkollën e mesme "Kristaq Capo", në Berat, paralelisht vijojnë dhe punimet për rikonstruksionin e godinës, ndërkohë që nxënësit janë transferuar në një godinë tjetër ku zhvillojnë mësim me turne.Pavarësisht periudhës jo të përshtatshme për të rikonstruktuar godinat e shkollave, për kreun e Drejtorisë Arsimore Berat, Selman Hodaj, fakti që është investuar 1 milion dollarë, është një sukses më vete për sektorin e arsimit.Drejtoria Arsimore në Berat ka nisur dhe kontrollet për metodikën e mësimdhënies nëpër shkolla, pas rezultateve të dobëta të maturantëve në provimet e maturës./nzh/oranews.tv/