I dehur në timon, 19-vjeçari tenton edhe të korruptojë policët me 240 euro

Tiranë – Të dehurve në timon po u kushton më shumë sesa patentën, alkoli që kanë pirë. Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e diel nga Policia e Tiranës, sepse përveçse i dehur ka tentuar të korruptojë policët me 200 euro dhe 4800 lekë.Ministria e Rendit ka bërë të ditur se të dielën, dt.26 tetor, ora 11.00, u arrestua në flagrancë 19-vjeçari Rudin Vogli, pasi ishte duke drejtuar një “Benz”, me targa italiane CG 685 ST në gjendje të dehur.Ai i ka dhënë punonjësve të Policisë Rrugore 200 euro dhe 4800 lekë, për t’i krjuar favor për shkeljen e konstatuar, shumë e cila u sekuestrua si provë materiale.ar.sh/Oranews.tv