Koktejl molotovi ndaj shtëpive të serbëve në Fushë Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2014, 09:31
Prishtinë – Persona të panjohur kanë hedhur tri mjete shpërthyese koktej molotovi në dy lokale të ndërtesës “YU Program” në Fushë Kosovë dhe kanë lënë mbishkrime “Vrisni serbët” në po të njëjtën ndërtesë, ka raportuar gazetari serb i Tanjugut, Zoran Babovic, i cili jeton në këtë qytet.Sipas gazetarit në fjalë, incidenti ka ndodhur mbrëmë, kur tre persona nga një automjet në lëvizje kanë hedhur mjetet shpërthyese në lokalin ku mblidhen banorët e ndërtesës dhe në një sallon ondulimi, që janë në pronësi të serbëve, transmeton Koha.net. Në këtë incident nuk ka pasur të lënduar, ndërsa raportohet për dëme të vogla materiale. Në ndërtesën “YU Program” aktualisht jetojnë rreth njëzet familje serbe.