Dy 'grudas të rinj' i thyejnë hundën me shishe, moshatarit nga Shtoj i Vjetër

Shkodër – Dy të rinj 17-18 vjeçarë i kanë thyer hundën me një shishe birre, bashkëmoshatarit të tyre, ndaj, mbrëmjen e së dielës, atyre u janë vënë prangat. Sulmuesit janë nga fshati Grudë e re, kurse i dhunuari nga Shtoj i Vjetër.Policia e Shkodrës ka njoftuar se mbrëmjen e datës 26 tetor, për plagosje të lehtë me dashje, ka arrestuar në flagrancë, 18-vjeçarin Kristjan Doçaj dhe ka proceduar në gjendje të lirë, 17-vjeçarin J. S, të dy banues në fshatin Gruda Re, pasi në një lokal në fshatin Shtoj i Ri, pas një konflikti kanë goditur me shishe birre, 18-vjeçarin V.P nga Shtoj i Vjetër, duke i shkaktur plagosje të lehtë, thyerje të hundës.ar.sh/Oranews.tv