Bilisht, sistemi i ujërave të zeza do të financohet nga Austria, gati projektligji
Tiranë – Sistemi i ujërave të zeza të Bilishtit do të financohet nga një bankë austriake. Për këtë projekt, Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj, i cili do të diskutohet sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit, para se të dërgohet për votim.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Shqipërisë dhe “Unikredit Bank Austria” për financimin e projektit të sistemit të ujërave të zeza të Bilishtit bën fjalë për një kontratë “me çelësa në dorë”.Së dyti, komisioni do të diskutojë projektligjin “Për ratifikimin e ndryshimit nr.2 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjëre dhe të qëndrueshme”.ar.sh/Oranews.tv