Gjermanët: ISIS mund të rrëzojë avionët civilë
Shërbimi Informativ Gjerman është i bindur që xhihadistët e Shtetit Islamik në veri të Irakut kanë në zotërim armatime kundërajrore, me të cilat janë në gjendje që të godasin dhe rrëzojnë avionë civilë.Lajmin e ka përhapur e përditëshmja gjermane "Bild am Sontag", sipas së cilës, shërbimi i ka dorëzuar një raport të detajuar mbi këtë çështje parlamentit gjerman që javën e kaluar.Në raport përmendet se militantët e ISIS kanë sekuestruar armatime kundërajrore të ushtrisë siriane, mes të cilave edhe armatime moderne të teknologjisë së përparuar, të marra nga Rusia. Në territoret irakiane të pushtuara nga ISIS kalojnë linjat ajrore të Austrian Airlines dhe Qatar Airëays.Ndërkohë, edhe Italia është vënë në alarm për mundësinë e sulmeve terroriste nga militantët e Shtetit Islamik, ku rajoni i Puglia është etiketuar nga autoritetet si një pikë nevralgjike prej nga kalojnë militantët, të cilët e përdorin si tranzit kur vijnë nga Shqipëria, ose Greqia.Ndërsa Turqia, si pikë kufitare me Sirinë, shërben si rrugë kalimi për në Europë.Mendohet që deri tani në Puglia kanë kaluar 5 pjestarë të grupit terrorist, të cilët janë diktuar falë monitorimit satelitor pasi ishin kthyer mbrapsht nga autoritetet si emigrant të paligjshëm.Që kjo të mos ndodhë më, qeveria italiane ka aprovuar marrjen e masave parandaluese në detin Mesdhe. Deri tani në Taranto kanë mbërritur dy anije amerikane, ndërkohë që në lëvizje janë vënë edhe policia, karabinierët, Guardia di Finanzia, Ushtria, Marina dhe Forcat Ajrore italiane.Në shënjestër të terroristëve mendohet se janë porte, aeroporte, stacione trenash, tragetë, çentrale elektrike dhe pikat e grumbullimit të mbetjeve urbane, për të krijuar armë kimike./Oranews/tv/