UT, studentët në protestë për Masterin, Rektori: Do të hiqet mesatarja
Tiranë - Studentët e Universitetit Politeknik të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve dhe presin që të fillojnë "Master"-in, kanë dalë mëngjesin e sotëm në një protestë (në foto) për të kundërshtuar uljen e kuotave dhe rritjen e çmimit të masterit.Përgjigja ka ardhur 1 orë më vonë nga Rektori Jorgaq Kaçani, i cili ka deklaruar se Ministria e Arsimit do të rishikojë kriteret për pranimin e studentëve, ku ashtu siç edhe kërkohet, nota mesatare nuk do të merret parasysh.Kaçani tha gjithashtu se studentët që protestojnë nuk janë të universitetit politik, megjithatë lidhur me rritjen e tarifave të "Master"-it, duhet pasur parasysh se ato janë rritur pak krahasuar me universitetet private, ku diferenca është e madhe. PO ashtu, rektori theksoi se kriteret e pranimit duhet të jënë të qarta që në fillim dhe jo pasi ka nisur viti i ri akademik.Ora 9.00 Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës kanë protestuar sot duke fajësuar Ministrinë e Arsimit për numrin e ulet te kuotave por edhe por edhe për rritjen e tarifës së ciklit të dytë të studimeve "Master". Ata nuk kanë lejuar pedagogët të hyjnë në mësim, ç'ka ka sjellë edhe moszhvillimin e mësimit.