Shkarkimet në administratë, qeveria kërkon ekspertizë ndërkombëtare

Tiranë –Departamenti i Administratës Civile kërkon ekspertizë ndërkombëtare për të shkarkuarit nga detyra për të cilët gjykata ka vendosur rikthimin në punë.Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve ministrja Harito tha se që prej ardhjes në pushtet të së majtës, nuk ka asnjë vendim të formës së prerë për rikthim në detyrë.Deparatamenti i administratës shtetërore, nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë më vendimet e formës së prerë të gjykatave, për rastet e largimit pa të drejtë nga detyra, ndaj ka vendosur të kërkojë ekspertizë ndërkombëtare."Sa i takon vendimeve të formës së prerë situata është shumë komplekse. Ne kemi kërkuar edhe asistencën e donatorëve për të përthithur një ekspertizë për të gjithë situatën aktuale. Kjo ka të bëjë jo vetëm me pozicionet e shërbimit civil por dhe me institucionet e tjera që nuk trajtohen me ligjin e shërbimit civil." tha Albana Koçiu drejtoresha e Departamentit të Administratës ShtetëroreTë ftuara në Komsionin e Ligjeve, në seancë dëgjimore mbi raport progresin e Bashkimit Europian, Ministrja per Administratën shtetërore Milena Harito dhe Drejtoresha e Deparatamentit të Administratës Publike, thanë se nga shtatori i vitit 2013 akoma nuk ka vendime të formës së prerë të gjykatave për rikthim në punë, pasi çështjet nuk i kanë ezauruar shkallët e gjyqësorit.Në lidhje më ndryshimet në ligjin për shërbimin civil, Harito tha se është gati ekspertiza e Këshillit të Europës, por për natyrën konsensuale që ka ligji, do pritet dhe bashkëpunimi i opozitës.Ministrja Harto, informoi se janë hapur 117 vende vakante në administratën publike për të cilat kanë kandiduar 5700 kandidate, dhe janë shpallur deri tani 38 fitues. ar.sh/Oranews.tv