Ngjela: Shtet që s’ka respekt në arenën ndërkombëtare, duhet një rrugëdalje

Situatën politike në Shqipëri, sidomos pas asaj që ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri, avokat Spartak Ngjela ia faturon shtetit shqiptar dhe pushtetarëve që nuk e dinë çfarë është politika moderne sipas tij.Në një postim në rrjetin social FB, Ngjela shprehet i ashpër ndaj Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.“E patë sesi na nëpërkëmbi Serbia në arënën europiane? E dini pse?... sepse nuk kemi pushtetarë që të dinë se çfarë është politika moderne; dhe, edhe pse kanë Amerikën me vete, nuk dinë të fitojnë asgjë. Në fakt këta janë pushtetarë që nuk dihet se për kë punojnë, se për shqiptarët dihet që s’kanë punuar asnjëherë. Dhe, a e patë sesi u fsheh presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit? Sepse nuk ka një shtet shqiptar që t'i kërcasë dhëmbët e t'i gjejë vendin një birboje që ndihmon Platininë kundër vendit të tij... Pritni se do të shihni edhe të tjera dobësi të një shteti që s’ka respekt në arenën ndërkombëtare, sepse s’ka politikanë dhe burra shteti që ta drejtojnë… Do shihni edhe më…prisni…!Ja, kjo është gjendja jonë me pak fjalë...dhe duhet gjetur me çdo kusht një rrugëdalje.”Duke u ndalur përsëri te politika moderne, avokat Ngjela sjell rastin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku e akuzon këtë të fundit se nuk di procedurat e shkarkimit të gjyqtarëve.“Ja, shiheni se çfarë po na ndodh sot: një minstër i Brendshëm që nuk e di që procedurat e shkarkimit të gjyqtarëve fillojnë vetëm nga ministri i Drejtësisë; dhe jo nga Presidenti i Republikës. Dhe, pastaj, ky Nishani tallet me "fëmijët" e Ramës; dhe Rama rri e bën sehir, se në fakt s'ka se çfarë të bëjë: të prishë ndërtimet pa leje, apo të strukturojë reformat për institucionet moderne të shtetit shqiptar?”spartak ngjela