Tushaj: Akuzat nga kuzhina e intrigës. Rikandidimi në Lezhë, në dorë të PS-LSI
"Unë jam administrator publik dhe si i tillë jemi në filtrin e të gjitha institucioneve për të na monitoruar, kontrolluar dhe unë ka 8 vite që jam në krye të bashkisë Lezhe dhe KLSH ka ushtruar funksionet e veta për të kontrolluar aktivitetin e bashkisë, por edhe institucionet e tjera.Tani jemi në prag të zgjedhjeve dhe kuzhinat nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, por vetëm të gatuajnë gjellë të tilla, me intriga, me shpifje, me opinione të paqena, unë jam i kalitur edhe me këtë".Kjo është përgjigja e qetë dhe sfiduese e kreut të bashkisë së Lezhës për të gjitha akuzat e ngritura javët e fundit ndaj tij. Viktor Tushaj shkon më tej kur thotë, se këto akuza janë qartësisht politike."Akuzat politike vijnë nga ato kuzhina që janë të interesuara për të bërë akuza të paqena për të fituar terren për shkak të xhelozive, për shkak të asaj që ju duket e pakapshme”, tha Tushaj.Por sipas tij, këto akuza nuk vijnë nga brenda llojit.Akuzat erdhën pas vizitës së Ramës në Lezhë.Ka lidhje kjo për krisjen e marrëdhënieve PS-LSI?"Jo, absolutisht. Marrëdhëniet mes PS-LSI janë të mira si në qeveri, ashtu edhe në Lezhë", tha Tushaj.Rikandidimi në Lezhë, në dorë të PS-LSITushaj e lë në dorë të koalicionit PS-LSI rikandidimin e tij për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Lezhës por edhe nga ecuria e reformës territorialo-administrative."Do kandidoj apo jo nuk varet nga unë. Varet nga ecuria e reformës territorialo administrative por edhe nga ajo çfare do të vendosi koalicioni PS-LSI".Sigurisht që Tushaj e dëshiron një tjetër mandat 4 vjeçar, pasi për Lezhën ka ende shumë projekte.Përse u akuzua Tushaj!Në fillim të tetorit në disa media u akuzua se mes kryeministrit Edi Rama dhe aleatit të tij të ngushtë Ilir Meta, kryetar i Parlamentit, kishte pasur debate dhe shkak kishte qenë pikërisht kryetari i bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj.Sipas zërave, Prokuroria e Lezhës pas një hetimi disa mujor kishte firmosur një urdhër-arrest në ngarkim të Tushës, por kjo u anulua pas trysnisë që ushtroi kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Por Tushaj gjithmonë e ka hedhur poshtë këtë akuzë.Një akuzë e tillë është hedhur poshtë edhe nga LSI edhe nga policia.Intervista e plotë e Viktor Tushajt në Ora News