Ligji ri për Urgjencën, Komisioni parlamentar do ta diskutojë në QSUT

Tiranë – Komisioni parlamentar i Punës që do të diskutojë sot projektligjin “Për shërbimin e urgjencës”, do të zhvendoset sot nga selia e Kuvendit dhe do ta zhvillojë mbledhjen e tij në QSUT, tek Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme.Në këtë mbledhje janë ftuar grupe të ndryshme që kanë interes për përmirësimin e ligjit të ri dhe do të japin vlerësimet për draftin e përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë kryesohet nga deputetja e PD-së Albana Vokshi, por nuk pritet pjesëmarrja e opozitës në kushtet e bojkotit.ar.sh/Oranews.tv