Fshati pa ujë e qendër shëndetësore, në Fushë-Bulqizë prej vitesh vetëm premtime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2014, 13:09
Bulqizë - Mungesa e ujit të pishëm është një nga problemet më të mëdha të banorëve në komunën Fushë - Bulqizë, por problemet nuk mbarojnë këtu pasi mungon edhe qëndra shëndetësore dhe infrastruktura rrugore, edhe pse është vetëm 3 km larg rrugës Nacionale Peshkopi - Tiranë.Në çdo fushatë elektorale, banorëve të fshati Dushaj në Komunën Fushë-Bulqizë, në rrethin e Bulqizës, u është premtuar nga të gjitha forcat politike rehabilitimi i një rruge 3 km e cila lidh rrugën e fshatit me rrugën nacionale. Por premtimet asnjëherë nuk janë realizuar, duke e përjashtuar fshatin nga çdo investim./nzh/oranews.tv/