Rama në Facebook: Heqje Lirie për këdo që vjedh energjinë elektrike

Tiranë - “Heqje lirie për këdo që vjedh energjinë elektrike”, ka qënë paralajmërimi i radhës i kryeministrit Edi Rama, pas atij bërë një ditë më parë, se do të luftohen të gjithë ata që vjedhin energjinë elektrike, madje shkoi deri aty sa tha se do të ndëshkohen edhe “avokatët” e tyre.Më anë të një tabele postuar në adresën e tij zyrtare në facebook dhe në twitter, ka bërë një bilanc të asaj çfarë mund të investohej nëse nuk do të vidhej energjia elektrike. Sipas këtij postimi energjia e harxhuar nga vjedhja dhe shpërdorimi arrinë vlerën 150 milion euro. Një shumë ku sipas Ramës mund të investohej në njërën nga pikat e mëposhtme.Ja me çfarë është e barazvlefshme shuma 150 euro sipas Ramës:“150milionë euro humbasin çdo vit nga vjedhja e energjisë elektrike!1. 80-100 kilometra rrugë që mund të ndërtoheshin vit pas vitit2. 150 shkolla të reja mund të ndërtoheshin.3. 6 spitale të reja, moderne dhe me standarte europiane.4. Sa të gjitha paratë që shteti paguan për familjet në nevojë.5. Sa dhjetëfishi i mbështjetjes që ky shtet i jep fermerëve, për të nxjerrë prodhime, për të eksportuar dhe për të mbajtur familjen.6. Sa kontributi përmes tatim-fitimit i të gjithë sipërmarrjeve shqiptare.7. Sa fondi i investimeve publike me financim të brendshëm të shtetit Shqiptar” – cilësohet në tabelë.“Ja, këto janë paratë që vjedhin hajdutët e energjisë elektrike, duke vjedhur të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë. Kjo histroi merr fund e qeveria do të vërë në zbatim ligjin. Heqje lirie për këdo që vjedh energjinë elektrike” – përfundon shkrimi.(Postimi në facebook  i Kryeministrit Rama)rama/mp/oranews.tv/