Mediat italiane: Delegacioni shqiptar la Samitin për kazinonë. Kodheli: S'ishim fare në Samit

Itali- Delegacioni shqiptar në Samitin-euro-aziatik në Milano përfshihet në një skandal. Corriere della Sera shkruan se “një grup i madh i delegacionit shqiptar, sapo ka mundur, ia ka mbathur për në Liguria. Jo për të parë detin, por për kazinonë e Sanremos”.Skandali është raportuar edhe në disa media të tjera, ndonëse në gazetën italiane zuri një vend të vogël nga fundi i kronikës.Në samitin e Milanos, ku merrnin pjesë 53 përfaqësues të qeverive, sipas opozites  delegacioni shqiptar përfaqësohej nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.corriere-dela-sera PD: Braktisja e Samitit për të shkuar në kazino, arrogancë e qeverisjes“Tirana zyrtare është përfshirë në një skandal me përmasa të padëgjuara më parë. Në Samitin e Euro- Azisë që po mbahet në Milano, me pjesëmarrjen e 53 shteteve, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli, ka braktisur punimet për të shkuar në kazinotë e Sanremos.Lajmi është publikuar në mediat italiane më prestigjoze. Partia Demokratike e denoncon ashpër këtë skandal të rëndë dhe e cilëson sjelljen e delegacionit shqiptar si të papërgjegjshëm.Mbathja nga punimet e këtij samiti të rëndësishëm për të shkuar në Kazino, tregon arrogancën e qeverisjes së vendit, që nuk ndalet para asnjë lloj etike dhe norme zyrtare. Ky skandal vjen pas zhdukjes një javë të kryeministrit Rama jashtë vendit, ku nuk bëri transparencë, ku nuk tregoi se ku shtoi dhe as kë takoi” deklaroi zëdhënsja e selisë blu, Nebiaj.Kodheli: Shpifje, Shqipëria nuk është pjesë e Samitit, s'ka pasur delegacionVete Kodheli  e pyetur nga Ora News ka përgenjështuar një fakt të tillë, ndërsa ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq mediat italiane për shpifje.6“Ne jemi mësuar me një opozitë të dëshpëruar që kapet pas lajmeve dhe shpifjeve fallco që për fat të keq ndonjëherë edhe ndonjë gazetë si “Corriere della Sera” nxjerr. Për fat të keq opozita jonë as nuk dëgjon dhe as nuk shikon sa herë ka lajme të mira për shqiptarët dhe Shqipërinë. Zyra ime është duke pregatitur padinë për lajmin që “Corriere della Sera” nxjerr.Ju besoj që e dini se Shqipëria nuk është pjesë për fat të keq e atij Samiti. Ai Samit është midis BE dhe vendeve të Azisë. Shqipëria nuk është pjesë e atij Samiti, nuk ka pasur asnjë delegacion shqiptar atje. E përsëris se zyra ime po bën këtë padi ndaj gazetës”tha Kodheli.(Video: Ja deklarata e plotë e ministres Kodheli)Ministria e Mbrojtjes: S’kemi qënë në Forumin e Euro – Azisë, sepse Shqipëria nuk është pjesë e tijMinistria e Mbrojtjes ka bërë të ditur me anë të një deklarate se  Shqipëria nuk është pjesë e Forumit të Euro – Azisë e si rrjedhim, asnjë delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes apo Qeverisë shqiptare nuk ka qënë pjesëmarrës në të.Ministria e Mbrojtjes, thuhet në deklaratë, “sqaron opinionin publik dhe Partinë Demokratike që gjatë gjithë javës së kaluar znj. Mimi Kodheli ka drejtuar ministerialin e Kartës së Adriatikut, i cili u mbajt në Budva të Malit të Zi.Gjatë qëndrimit të saj në Malin e Zi, ministrja ka takuar zëvendësasistenten e sekretarit amerikan të Mbrojtjes për Euro-Azinë, znj. Evelyn N. Farkas, ministrin turk të Mbrojtjes z. Ismet Ylmaz, ka bërë takime me homologen malazeze znj. Milica Pejanović – Đurišić, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Agim Çeku, zëvendësministrin e Mbrojtjes të Gjeorgjisë, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të shteteve pjesëmarrëse në këtë samit.Në fundjavë, ministrja e Mbrojtjes ka pasur një takim me senatorin amerikan Chris Murphy. Të gjitha këto aktivitete janë bërë publike për opinionin.I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të informohet përpara se të bëjë deklarata qesharake që synojnë jo vetëm të keqinformojnë publikun, por dhe të nxjerrin Shqipërinë si një vend të papërgjegjshëm në forume ndërkombëtare.Sqarojmë opinionin publik se Shqipëria nuk është pjesë e forumit të Euro-Azisë, ndaj asnjë përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes apo qeverisë shqiptare nuk ka qenë pjesëmarrës.Ndërkohë, i kërkojmë si gazetës “Corriere della Sera”, ashtu edhe mediave shqiptare që kanë publikuar këtë lajm të bëjnë përgënjeshtrimin ose në të kundërt do të përballen me pasojat ligjore për shpifje, proces me të cilin përfaqësuesit tanë ligjorë po merren.”Oranews.tv