Reportazhi i Corriere della Sera: "Ne, italianët në Shqipëri"

Dikur ishin mësuar të raportonin për valën e emigrantëve shqiptarë që mësynë në Itali në fillim të viteve '90. Por sot, e përditëshmja italiane, Corriere della Sera, i ka kushtuar vëmendje të veçantë italianëve që kanë ardhur në vendin tonë për të jetuar dhe punuar. Bare, restorante dhe call center janë punët e zakonshme, por diku ka edhe ndonjë mjek. Vështirësitë ekonomike, papunësia dhe mundësitë që Shqipëria ofron, janë disa nga arsyet që vetë italianët tregojnë se i kanë shtyrë të kalojnë Adriatikun dhë të dalin në bregun tjetër, atë breg që aq shumë e kanë parë me frikë vite më parë."A e dini se cila ishte fjala e parë e djalit tim? "Babi", kjo do të thotë baba në gjuhën shqipe. Ndoshta kjo është një shenjë, por si mund të kthehem në Itali, nëse fëmija ka lindur dhe rritur këtu?".Është kjo fraza e cila ka nisur reportazhin e portalit “Corriere della Sera”, ku përshkruhet jeta e italianëve të cilët kanë vendosur të punojnë dhe të jetojnë në tokën shqiptare. Gjatë reportazhit përshkruhen histori dhe ekperienca të ndryshme.Luke Falanga, është një prej tyre, i ulur në një bar te “Rruga Durrësit”, një rrugë që vjen në zemër të Tiranës, kthehet pas në memorie dhe rikujton se ka tridhjetë e dy vjet në Shqipëri. Është ekspert kompjuteri dhe aktualisht punon për një kompani italiane.Luka është një nga shumë italianët të cilët gjatë viteve kanë lënë Italinë dhe janë zhvendosur në anën tjetër të  Adriatikut. Disa për aventurë, dikush për dashuri, e dikush mbi të gjitha nga nevoja. Sipas të dhënave nga Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, në Shqipëri jetojnë rreth 19 mijë shtetas italianë."Në vendin tonë jetojnë dhe punojnë 19 mijë italianë," – ka thënë Veliaj duke marrë parasysh shifrat që ekzistojnë në bazë të të dhënave.Një numër i konsiderueshëm, rreth 15 mijë-16 mijë veta kanë një kontratë punësimi, e disa të tjerë janë sipërmarrës, diplomat , apo student. Shumica prej tyre kanë parapëlqyer kryeqytetin, por të tjerë janë të shpërndarë në qytete si: Shkodra, Durrësi, Vlora, e shumë të tjerë, shkuan “Corriere della Sera”."Kur kam ardhur këtu në vitin 2004 ka pasur shumë pak bashkatdhetarë," -  kujton Pasquale Fiore, 63 vjecari nga Bari. - "Tani ka ditë që më duket sikur jam në Itali dhe jo në Tiranë." Pasquale punon si guzhinier në një bar në qëndër të Tiranës.Luka Falanda është pyetur se si ka qënë qasja për t’u njohur me Shqipërisë, është përgjigjur së pavarsisht se një qytet plot kaos, më një trafik të rënduar në zyrat publike, duke kaluar dhe tek spitalet, por përsëri ky është një vend që të lë mundësi për çmenduri.Duke shtuar se për të ka qënë shumë e vështirë jeta që ka kaluar në Lombardia, me një fëmijëri të mbyllur, ku më pas kishte humbur punën dhe pikat e referimit, tashmë zgjidhja e vetme për kishte qënë Shqipëria.Më tej Luka shton se: “Edhe nëse je në mëdyshje, ja vlen , pasi puna nuk do të mungojë kurrë. Me 600 mijë lek, ose 400 euro mund të jetosh mirë”.Por nuk ka harruar të shtojë një batutë, kur kujton kohën kur shqiptarët ishin larguar drejt italisë, dhe rendeshin drejt stacioneve të policisë për të ripërtërirë dokumentat, tashmë gjërat kanë ndryshuar thotë ai, ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë.Kujdesi shëndetësor mbetet një problem në këto pjesë, sipas Falamgës."Pa para nuk shkon askund. Për fat të mirë ka spitale private, por ata të kushtojnë shumë.Tirana e mbushur me klinika private italiane dhe këtë mund t'a dinë shumë mirë çifti italian Turchetto Stefano dhe Laura Redivo. Ata kanë dy fëmijë dhe vijnë nga Friuli.Në Shqipëri janë duke punuar si mjek në një staf mjekësor, një strukturë me të cilën ka operuar një tjetër italian, Luca Mocenni, i cili është edhe drejtor. Fëmijët janë duke studiuar në një shkollë ndërkombëtare me klasa në anglisht.I pyetur se si mund të ndjehet një familje emigrantësh?"Unë jam i mirë, gruaja ime më pak ", thotë Turchetto. - "Shumë shërbime të familjes në fakt nuk ekzistojnë. Ajo që nuk mungon është puna. Ndryshe nga Italia, ku klasa jonë është keqtrajtuar dhe nuk ka të ardhme. Në Shqipëri, megjithatë, ka një kërkesë të fortë për profesionistët mjekësor."Personazhi tjetër që është bërë pjesë e tokës shqiptare është kalabrezi Antonio Giorgio Buda, 23 vjeç. Shumë prej jush mund të keni dëgjuar të bëjë një ofertë për një kompani ose nëpërmjet telefonit. Antonio punon në një call center me 30 shqiptarë.Ai studioi për gatim në Francë, atëherë ka jetuar në mes të Lazio Albano dhe Ariccia. Ai mbërriti në vendin e shqiponjave, - siç shkruhet në reportazh, - katër vjet më parë pas kontaktit me familjet italiane. Është i kënaqur me punën që bën dhe nuk ka ndërmend momentalisht të lërë Shqipërinë, kjo për faktin se nuk ka ende një të ardhme atje.Këta kanë qënë disa prej personave të cilët janë intervistuar, duke treguar jetën e tyre se si ka ndryshuar, nga një jetë që kishin humbur shpresat për të punuar në vendin e tyre, në përsona të rëndësishëm si pjesë e sipërmarrjeve shqiptare dhe shërbimeve."Ne jemi një shtet i ri dhe ambicioz, pothuajse një Amerikë e vogël në pragun tuaj," - thotë ministri Erion Veliaj në zyrën e tij ku të bie në sy ngjyrat kuq e zi. Ministri, shkruan "Corriere della Sera", pranon me kënaqësi italianët e shumtë që janë në Shqipëri. "Kush dëshiron të punojë këtu është i mirëpritur," – shprehet ministri Veliaj.