Paris, shfryhet pema e krishtlindjeve ngjante me lodër seksi

Pema e Krishtlindjeve e vendosur në një park të madh në Paris e përfolur pasi i ngjante më shumë një “lodre seksuale” u godit nga vandalët. E dizenjuar nga artisti american Paul McCarthy kjo “pemë” ka përhapur polemika duke e quajtur një vepër arti absurde dhe fyese. Ajo u shfry pjesërisht. Edhe artisti ishte sulmuar nga disa kalimtarë, ndërsa ishte duke përfunduar rregullimin e punës si pjesë e panairit të artit kontemporan i cili fillonte të enjten e ardhshme. Kjo nuk është hera e parë që arti kontemporan provokon sulme, skandale, ndonjëherë edhe dhunë.