Studiuesi Gjoka: Beogradi mori karton të kuq, shteti serb në drejtim të paditur
Serbia ka marrë karton të kuq ditën që luajti me Shqipërinë. Kështu e konsideron studiuesi Behar Gjoka, atë që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit në Beograd.I ftuar në Ora News në “Ditë e Re Weekend”, Gjoka u shpreh se ajo ndeshje tregoi që shqiptarët në çdo cep ku ndodhen, janë pjesë e urrejtjes patologjike të serbëve. Por Gjoka të gjithë shpresat i ka te diplomacia. Sipas tij rrugët diplomatike duhet të funksionojnë dhe e gjithë ajo zhurmë që i ka kaluar kufijtë e histerizmit të shuhet.“Ajo që ndodhi është 100-vjeçare, pra njëherë në 100 vjet mund të ndodhi. Kush e bëri është tjetër problem, edhe sikur të mos e kishim bërë ne, prap do të na i faturonin. Ajo të paktën na bëri të kuptojmë që shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës dhe kudo që ndodhen, janë pjesë e një urrejtje patologjike të serbëve, që nuk pranojë që as në fanellat e futbollistëve të shkruhet Shqipëria. Ky është një problem që e kalon sportin. Sporti është bërë për tjetër gjë, sporti është bërë për të mrekulluar njerëzit, jo për t’i ndarë, sporti nuk është betejë, nuk është luftë. Megjithatë beteja zhvillohet diku tjetër. Unë shpresoj që analet diplomatike të funksionojnë, të bëhet e mundur që gjitha ajo zhurmë, gjitha ajo përrallë, ai oreks që i ka kaluar kufijtë e histerizmit, tashmë të vijë duke u shuar, ndonëse benzina e hedhur herë pas here nga një lloj papërgjegjshmërie, nuk është se ndihmon çështjen. Për mua nuk është çështje pikësh, nuk është çështje fitoj apo humbi Shqipëri, është çështje futbolli. Futbolli në Beograd atë ditë ka marrë karton të kuq”, tha studiuesi Gjoka.Për Gjokën, i gjithë stadiumi ishtë organizuar në një mënyrë të tillë që të ndodhte ajo që ndodhi. Ai deklaroi se shteti serb ka ikur në drejtim të paditur dhe barazohet me Bogdanovin. Por nga ana tjetër sipas tij, nuk janë të gjithë njerëzit të tillë. Duke marrë shembullin modelin e sportistëve serbë ai tha se ata e mendojnë ndryshe dhe do të vijë një moment që kokat e nxehta do të heshtin dhe do të flasë futbolli.“Ka një problem me Serbinë dhe është problemi i serbëve. Ka të bëjë me atë momentin që fajin ata e faturojnë te të tjerët , është projeksioni i marrëdhënies si urrejtje. Ky lloj projeksioni të çon në një lloj emocionaliteti. Emocionaliteti i tyre është një problem që krijon jo pak situata. I gjithë ai stadium ishte menduar në mënyrë të atillë, që të ndodhte ajo që ndodhi, dhe këtu UEFA nuk është larg asaj situate, sepse UEFA e vizitoi, e miratoi dhe ne e pranuam dhe nuk ma do mendja që i gjithë populli është i tillë.Shteti serb ka ikur në drejtim të paditur, shteti është bërë tifoz, shteti barazohet me Bogdanovin, por ka njerëz që e mendojnë ndryshe. Sportistët e mendojnë ndryshë. Për mua model i sportistëve serb në atë ndeshje dhe në vijim është një model që na jep shpresa që kokat e nxehta, do vijë një moment që do heshtin dhe do të flasë futbolli. Do flasë futbolli që bashkon, që mrekullon njerëzit. Nuk do të flasë kurrësesi histerizmi”, u shpreh Gjoka.ex/oranews.tv/