Vuçiç bën “ëngjëllin” me Merkel, telefonatë urgjente kancelares e Biden

Beograd- Shteti serb, nuk ndal përpjekjet për të vënë nën akuzë Shqipërinë se po tenton të destabilizojë rajonin dhe se është Beogradi zyrtar që do të përpiqet të ruajë qetësinë e rajonit.Këtë herë, kryeministri serb Vuçiç ka tentuar të bindë kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila në gusht, ishte në krah të shefit të qeverisë të Shqipërisë, si përfaqësues i një vendi që luan rol kryesor në stabilitetin rajonal.Burime diplomatike i kanë thënë Ora News se pikërishjt për këtë situatë Vuçiç ka pasur edhe një bisedë telefonike me zv.presidentin amerikan Joe Biden.Biseda me MerkelNumri 1 i qeverisë së Serbisë, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, dhe siç njofton zyra e shtypit e kryeministrisë serbe, teme e diskutimit ka qenë pikërisht stabiliteti në rajon.Mësohet se Vuçiç ka deklaruar se Serbia, pavarësisht incidentit që ndodhi në ndeshjen Serbi - Shqipëri, do bëjë gjithçka të mundshme që të ruaj stabilitetin ekonomik dhe politik, si në Serbi, njëjtë edhe në tërë rajonin.Deklarata e qeverisë serbe, nuk sqaron se cili ka qenë qendrimi që ka mbajtur zonja Merkel, lidhur me atë çfarë e ka vënë në dijeni Vuçiç.Njoftimi sqaron se palët kanë rënë dakord në një pikë: Në krijimin e një mjedisi të favorshëm për bashkëpunimin ekonomik mes vendeve."Vuçiç e Merkel kanë rënë dakord që krijimi i një mjedisi të mirë është një kusht i rëndësishëm për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik bilateral" thuhet në deklaratë.Telefonata mes Vuçiç dhe Merkel, zhvillohet në një moment, kur kryeministri i Serbisë ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të presë apo jo homologun Rama në kryeqytetin serb më 22 tetor.