Televizioni rus "tradhëton" Putin, njeh Kosovën të pavarur
Rusi - Pavarësisht kokëfortësisë së Presidentit Putin, televizioni shtetëror i Moskës e ka tradhëtuar në fakt linjën zyrtare të vendit ish-sovjetik: Ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.Televizioni rus, në momentin kur Vladimir Putin ishte në Beograd, lidhet direkt me gazetarin e dërguar në Serbi dhe në pamje shfaqet edhe harta e shtetit ballkanik e pikërisht këtu është edhe “tradhëtia”: Harta është pa Kosovën, e cila shfaqet më vete.Kjo sigurisht që nuk është pritur mirë në Serbi dhe kuptohet që edhe Presidentëve Putin e Nikoliç, kjo gjë ua ka prishur humorin e festës madhështore të 70-Vjetorit të Çlirimit të Beogradit. Redaktorëve tëe lajmeve në televizionin rus kjo mund edhe t’u kushtojë shtrenjtë. Kanë “tradhëtuar” vëllain e vogël serb dhe kanë nxjerrë bllof, Presidentin e tyre, që kryelart thoshte se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.
Oranews.tv