LSI kritika qeverisë, Rama: S'po bën sa duhet për festimet e 70 vjetorit të Çlirimit
Tirane- LSI, aleate e qeverisë, ka apeluar me ngulm, për një festim të denjë të 70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut.Por, ajo çfarë është bërë deri më tani, duket se nuk e ka kënaqur këtë forcë politike.Sekretari i Përgjithshëm i LSI, adreson kritika ndaj qeverisë, e cila, sipas tij, ka treguar indiferentizëm ndaj këij viti jubilar.“Ato që u planifikuan, apo u programuan të bëhen nuk u realizuan ashtu siç meritonte 70 vjetori i çlirimit. Ju sjell në vëmendje se gjëndja e varrezave të Dëshmorëve të luftës pothuajse në të gjithë vendin është katastrofike, skandaloze. Nëse do tw çoni kameran tuaj jam i bindur që nuk do të gjeni në asnjë varreza se po punohet.Ndërkaq janë programuar se do të festoheshin të gjitha ngjarjet që lidheshin me vitin 1944. Është kremtuar 70-vjetori i Çlirimit të Vlorës por për fat të keq nuk ka qenë asnjë përfaqësues i qeverisë. Kjo neglizhencë nuk e bën aspak më të pavlerë apo rrudh dimensionet e heroizmit e partizanëve në atë luftë” thotë ai për Ora News.Por çfarë mund t'i shtohet dosjes së festimeve të 70 vjetorit?“70 vjetori i çlirimit të Atdheut duhet të jetë referenca kryesore dhe ngjarja rreth së cilës duhet fokusuar e gjithë vëmendja shtetërore dhe kombëtare” nënvizon më tej Rama.Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion një fond prej 117 460 000 lekesh për festimin e 70 vjetorit të Çlirimit.