Ivanov për incidentin në Beograd: Ngjarje të tilla, pasiguri për Ballkanin

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka komentuar incidentin e ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd.Nga Gjeneva, ku po merr pjesë në Forumin Kran Montana, Ivanov tha se ngjarjet e tilla si ato në Beograd sjellin shumë pasiguri te njerëzit që jetojnë në Ballkan, raporton Zhurnal.“Rajoni ynë ka ende nevojë për një besim më të madh, komunikim dhe shembuj pozitiv”, tha Ivanov, duke iu referuar ngjarjeve të së martës mbrëma .Ai u shpreh se vendet dhe popujt e Ballkanit duhet të respektojnë standardet dhe vlerat e BE-së dhe NATO-s, sepse janë ato që sipas tij u sjellin mirëqenie.“Janë pikërisht ato që na bashkojnë, sepse duke respektuar parimet dhe vlerat, në rajonin tonë do të sundojë paqja dhe bashkëpunimi, por para së gjithash përparimi ekonomik, hapja e vendeve të punës dhe e ardhmja më e ndritur e të rinjve”, tha Ivanov.Në margjinat e forumit, Ivanov u takua sot me homologun malazez, Filip Vujanoviç.