Kukës, 103-vjetori i shkollës së parë shqipe, mësuan edhe kaçakët e zonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2014, 14:23
Kukës-Shkolla e parë shqipe në Shqipërinë veriore ka shënuar 103 vjetorin e çeljes së saj.Në tetor të vitit 1911 patrioti Islam Spahiu hapi shkollën shqipe, në Kolesian, dhe vuri mësues të birin, Rizain, si i vetmi i shkolluar në atë kohë për t'iu mësuar gërmat shqipe fëmijëve e banorëve të zonës, por edhe luftëtarëve të atyre viteve, ndaj dhe u quajt Shkolla e Kacakëve.Shkolla e Kolesianit u hap në prag të ngjarjeve të mëdha që sollën Pavarësinë e vendit. Pas Tetorit të vitit 1911 arsimi nisi të shtrihej deri në zonat më të thella të Qarkut Kukës për të vijuar me celjen e gjimnazit të parë në qytet, në vitin 1956 dhe me hapjen e filialit të Universitetit të Tiranës, në vitin 2007.