Ish ambasadori: Rama të shkojë në Serbi, por vizita dyshoj se do të realizohet

Tirane- Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Gëzim Podgorica tha sot në emisionin "Ditë e re" në Ora News se kryeministri Edi Rama duhet të shkojë në Serbi.Sipas ish-ambasadorit, Rama po sfidon Beogradin dhe po tregon se shqiptarët janë europianë. Megjithatë Pogdorica dyshon se vizita mund të realizohet për shkak të palës serbe.”Rama duhet të shkojë në Beograd për të treguar emancipimin politik që kanë shqiptarë, por dyshoj se vizita do të realizohet”. thotë ai i ftuar në emisionin e drejtuar nga Enkel Demi.Ndërsa e quan BE-në një institucion me dy standarde Podgorica ka shpjeguar edhe afeksion që qarqe të caktuara kanë me Serbinë.Në lidhje me vizitën e Putinit në Serbi , Podoricë tha se Serbia i mëshon fort faktit të orientimit drejt Rusisë, kurse kjo e fundit nuk është se shfaq ndonjë interes të lartë.“Serbia ngelet shume e vasalizuar ndaj Rusisë” tha Podgorica në emisionin “Ditë e re” të Ora News.