Sulmi ndaj bizneseve shqiptare në Serbi, MPJ: Akte që nxitin urrejte

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka dënuar sulmet e shumta që janë ndërmarrë këto ditë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri kundër jetës, pronës dhe sipërmarrjes së shqiptarëve që jetojnë në Serbi, si akte që i shërbejnë urrejtjes.“Aktet vandale kundër shqiptareve në Sombor, Stara Pazova, Novi Sad dhe rajone të tjera janë vazhdim dhe shprehje e një fushate të qëllimshme antishqiptare”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.MPJ i drejtohet autoriteteve zyrtare të Serbisë që të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e akteve të tilla kriminale kundër shqiptarëve në Serbi dhe garantimin e qetësisë dhe sigurisë së jetës, sipërmarrjes dhe pronave të tyre. Vënia para përgjegjësisë e autorëve të akteve të tilla të dënueshmeështë kërkesë e gatishmërisë dhe vullnetit real për bashkëpunim mes dy shteteve.Akte të tilla dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës u shërbejnë vetëm nxitjes së urrejtjes dhe vështirësojnë kthimin në normalitet të situatës.