Berat, mijëra vizitorë më shumë këtë sezon, kanionet e Osumit e Tomorri

Berat-Rreth shtatë mijë vizitorë më shumë kanë vizituar qytetin e Beratit për periudhën e janar-shtator, krahasuar me një vit më parë. Kjo shifër e dhënë nga Specialisti i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore pranë Bashkisë së Beratit, Marjus Qytyku është përllogaritur nga shitjet e biletave në kala dhe muzet e qytetit, ndërkohë që mendohet se jetë disa herë më i madh pasi ka shumë prej tyre që zgjedhin atraksione si malin e Tomorrit dhe kanionet e Osumit.Berati rezulton të jetë një nga destinacionet turistike kryesore të Shqipërisë kjo fal edhe promovimit që po i bëhet vlerave të tij nga eventet e shumta kulturore .