Durrës, në "ish Kënetë" bilanc i frikshëm viktimash, 20 në 9 muaj nga aksidentet rrugore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2014, 14:06
Durrës - Për nga vëmendja që kushtohet, në lagjen e ish Kënetës në Durrës, jeta e qytetarëve vlen më pak se në çdo zonë tjetër.20 është numri i personave që kanë humbur jetën gjatë këtij viti vetëm nga aksidentet rrugore, ku viktima e fundit ishte një kalimtare që përfundoi nën gomat e një automjeti.Aksidentet e shumta vijnë kryesisht nga mungesa e sinjalistikës, por edhe pakujdesia e këmbësorëve është një tjetër shkak.Në zonën e ish Kënetës jetojnë rreth 60 mijë banorë, ku 1/3 konsiderohet krah pune. Vetëm 3% e familjeve marrin ndihmë ekonomike, një shifër e vogël kjo po të krahasohet me 20% që jetojnë në varfëri ekstreme./nzh/oranews online/