Gjirokastër, kapen16 kg marihuanë në makinën e prishur në karrotrec
Gjirokastër – Policia shqiptare ka zbuluar 16.5 kg marihuanë, fshehur në një makinë të ngarkuar në karrotrec. Si rrjedhim, arrestohen dy persona: Një shtetas grek dhe një shqiptar për trafik të lëndëve narkotike.Policia e qarkut të Gjirokastrës ka njoftuar se rreth orës 23.00 të së mërkurrës, në aksin rrugor Gjirokastër - Derviçan, në postobllokun e policisë, është ushtruar një kontroll në automjet tip Peugeot me targa greke IPP 9497, në pronësi të shtetasit Panagiotis Katsaros nga Athina.Gjatë kontrollit në brendësi të mbrapakolpit dhe në shasi, u gjetën 31 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 16.5 kg mariuanë. Drejtuesi i automjetit, së bashku me mikun e tij Adriatik Ogiçi nga Delvina, që ishte pasagjer, po e transportonin automjetin në drejtim të Sarandës me një karrotrec, pasi mjeti u ishte prishur rrugës. Lënda narkotike dyshohet se është blerë në Fier. Të dy shtetasit u arrestuan në flagrancë.ar.sh/Oranews.tv