Bulqizë, banorët e Tërzallës 20 vjet pa ujë të pijshëm, kërcënojnë bllokimin e rrugës

Bulqize-Është e paimagjinueshme të mendosh se në ndonjë fshat të Shqipërisë mungon uji  i pijshëm, por një realitet i tillë tronditës ekziston në fshatin Tërzallë në rrethin e Bulqizës, ku jetojnë më shumë se 200 banorë, të cilët prej 20 vjetësh nuk shohin ujë në çesmat e shtëpive të tyre.Të indinjuar dhe të lodhur nga premtimet e pambajtura banorët shprehen se nëse zgjidhja nuk gjendet, së shpejti ata do të nisin protestat duke bllokuar rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë.Banorët e Tërzallës shprehen se shpenzojnë orë të tëra rrugë për të mbushur ujë në një burim, I cili është i pakontrolluar nga Inspektoriati i Higjenës.Nevoja ekzistenciale për të siguruar ujë të pishëm vazhdon të endë rrugëve me karroca e bidona të rëndë banorët e fshatit Tërzallë në komunën Fushë-Bulqizë.