Biznesi kërkon taksën e sheshtë: Janë larguar 50% e investimeve në vend

Tiranë- Biznesi i madh një vit pasi e ka testuar taksën progresive kërkon rikthim te paketa fiskale që zbatoi qeveria e djathtë për 8 vite.Sipas kreut të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, në tre mujorin e dytë të këtij viti investimet e huaja kanë rënë rreth 50 %, e ndikuar kjo sidomos nga rritja e nivelit të tatim-fitimit.Por pse Konfindustria kërkon kthimin në kohë dhe çfarë ka shkaktuar ky taksim?“ Tatimi progresiv që ndan dy kategoritë e biznesit mbi 8 milion dhe nën 8 milion lekë të ardhura vjetore, pra njëri paguhet me 7.5% tjetri me 15%, me dy herë më shumë tatim-fitmi, ka shërbyer edhe për rritjen e trysnisë për evasion fiskal, çfarë do të ndikojë sipas mendimit tonë në të ardhurat në buxhetin e shtetit për vitin 2015”.