Sondazhi i 'Ora News': 90% e votuesve presin fitore me Serbinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2014, 19:34
Tiranë – Në sondazhin që “Ora News” ka publikuar në faqen e saj online “A besoni se Shqipëria do të dalë me pikë nga Beogradi” , 90% e votuesve kanë votuar “po”.Brenda 24 orëve, që nga hedhja online e sondazhit, nga ora 18: 36 e datës 13 tetor deri në orën 18:36 të 14 tetorit, regjistrohen 1353 votues. 90% e tyre ose 1219 vetë kanë votuar pro, ndërsa 10% ose 132 të tjerë, kanë votuar kundër.Nga rezultati në fjalë gjykohet se shpresa për fitoren e skuadrës kombëtare shqiptare në Beograd, mbrëmjen e 14 tetorit është shumë e madhe.[poll id="35"]ar.sh/Oranews.tv