Incidenti me Llallën, Hajdari falenderon kolegët: Shmangët një mbledhje të mbrapshtë
Tiranë – Kreu i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari, ka falenderuar me një mesazh, kolegët e tij, të cilët e kanë kundërshtuar shkarkimin e tij nga kjo shoqatë, kërkesë që është bërë objekt debatesh të ashpra ndërmjet prokurorëve dhe deri konfrontim fizik me vetë kryeprokurorin Adriatik Llalla, pikërisht në ditën për të cilën Hajdari shpërndan falenderimet.“Mirënjohje anëtarëve të Komitetit Drejtues të Shoqatës së Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë e konkretisht kolegëve Pelivan Malaj , Ermira Bakall, Arben Dollapaj, Ludovik Doda, Elena Bakellbashi, Liljana Gjomema, Naim Tota, Ritvan Sukaj, Erviola Stoja, Florian Bonjaku, të cilët, sëbashku me trupën e prokurorëve të Republikës, shmangën më datë 3 tetor një mbledhje të paligjshme dhe me qëllime të mbrapshta.”Më 3 tetor, Hajdari pati një konflikt me Kryeprokurorin LLalla dhe më 9 tetor, Llalla, ka firmosur uljen e tij në detyrë në krye të Prokurorisë së Apelit në Tiranë duke e emëruar prokuror të thjeshtë.Shkak për atë konflikt u bë kërkesa e 15 prokurorëve për shkarkimin e Shkëlqim Hajdarit nga posti i kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve.ar.sh/Oranews.tv