Ndërpritet ndeshja Serbi-Shqipëri. Serbët godasin me karrige e grushta kombëtaren. Valëvitet "Shqipëria e madhe"

Banderola me hartën e Shqipërisë së madhe dhe 2 figura të njohura të historisë shqiptare, Isa Boletini dhe Ismail Qemalin është valvitur për minuta të tëra në stadiumin e Partizanit të Beogradit në zemër të Serbisë.

I transportuar nga një drone banderola që tregonte hartën  e Shqipërisë së madhe, ka acaruar serbët të cilët kanë sulmuar me gurë, karrige e grushta lojtarët shqiptarë duke ndërprerë ndeshjen Serbi-Shqipëri në minutën e 42.  Orë tensioni dhe panik në stadium deri në momentin kur kuqëzinjtë kanë fluturuar drejt Tiranës.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërise e vlefshme për kampionatin europian "Francë 2016", mbrëmjen e 14 tetorit 2014 nuk ka mundur të vazhdojë deri në fund pasi tensioni ka arritur kulmin dhe situata ka degjeneruar deri në një sherr masiv mes futbollistave por edhe tifozave te Serbisë.

Ndeshja nisi me incidente që kur në fushë u këndua himni shqiptar që u fërshëllye nga tifozët e shumtë serb në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Më pas vijoi me hedhjen në fushë të sendeve të forta dhe fishekzjarreve.

Në minutën e 42-të ndeshja është ndërprerë pasi flamuri i Shqipërisë së madhe po valvitej mbi stadiumin e Beogradit i montuar në një pajisje elektronike fluturuese, drone.

Pas disa minutave valvitje, tifozat serbë u irrituan dhe hodhën tymuese dhe fishekzjarre në fushë.

Në momentin që flamuri Shqiptar u ul në fushë, e ka marrë futbollisti serb Mitrovic, i cili e ka tërhequr me inat duke e mbledhur, por menjëherë ka gjetur reagimin e lojtarëve Shqiptarë ku kanë qenë Xhaka dhe Lila të cilët e kanë sulmuar.

Pas këtij episodi kanë filluar përplasjet mes futbollistëve dhe disa tifozë janë futur në fushë duke goditur futbollistët Shqiptarë.Arbitëri Atkinson sinjalizoi futjen e futbollistëve në dhomat e zhveshjes.

Për reth gjysëm ore futbollistët qëndruan në dhomat e zhveshjes ku kanë pritur vendimin e arbitërit anglez Atkinson se çfarë do të bënte me këtë ndeshje.

[poll id="36"]

Ilir Shulku deklaron: Janë goditur 3  futbollistë shqiptarë, ndeshja te ndërpritet 

Gjatë kohës që futbollistët qëndronin në dhomat e zhveshjes, Sekretari i Federatës Shqiptare, Ilir Shulku në një bisedë telefonike për "TVSH" ka deklaruar se gjatë përplasjeve janë goditur 3 futbollistë Shqiptarë të cilët kanë pësuar trauma. Mendimi i i Sekretarit ishte që ndeshja të mos vazhdonte pasi nuk sigurohet jeta e futbollistëve Shqiptarë.

Ora 22:10-Pas një kohe qëndrim në dhomat e zhveshjes, është marrë zyrtarisht vendimi që ndeshja të mos vazhdojë më. Futbollistët Shqiptarë nuk zbresin në fushë, ndërkohë që ata serbë u futën vetëm sa për të përshëndetur tifozat dhe u larguan. Informacionet që vijnë nga Beogradi tregojnë se futbollistët gëzojnë shëndet të mirë dhe se janë "ngujuar" në një zonë mjaft të sigurt të stadiumit dhe janë të mbrojtur nga masa të repta sigurie.  Ata  u transportuan me autobus dhe nën masa të rrepta sigurie drejt aeroportit të Beogradit, ku më pasmenjëherë do të nisen drejt tokës Shqiptare ku kanë dalë ti presin mijëra tifozë kuq e zinj.

Taulant Xhaka: Nuk e lash shkavin ta prekë"

Taulant Xhaka në "Facebook": "Flamuri Kuq e Zi dhe Isa Boletini valvitet në fushë, vrapova e kapa nuk e lash shkavin ta prekë". Ishte pikërisht, Taulant Xhaka ai që iu vërsul mesfushorit serb, Mitrovic në momentin që tentoi të ulë poshtë flamurin Kuqezi. Kosovari i është versulur dhe ka dashur tia heqë menjëherë nga dora flamurin futbollistit serb. Më pas ështe konfliktuar me disa futbollistë të tjerë ku dhe është goditur. Sapo ka shkuar në dhomat e zhveshjes, Xhaka ka postuar në "facebook" këtë status: "Flamuri Kuq e Zi dhe Isa Boletini valvitet në fushë, vrapova e kapa nuk e lash shkavin ta prekë".

[caption id="attachment_400977" align="alignnone" width="480"]xhaka e lila Xhaka e Lila duke vrapuar te marrin flamurin[/caption] Momente nga Ndeshja 14 tetor 2014 13 17 10622756_382861285172333_1278177663626102339_n 10703881_382861291838999_6891238255634004209_n 10710938_382861308505664_4535633733463278895_n 2 3 4 5 1o 11 6 7 8 12The remaining Albania players aroplani bekim balaj Burim Kukeli Filip Djuricic grusht Albania's players run for cover  during Albania players Në stadiumin e Beogradit po luhet ndeshja Serbi- Shqipëri, e cila ka një rëndësi shumë të veçantë për te dyja ekipet.Në momentin që kombetarja jonë këndonte himnin tifozët serbë bënin zhurmë që të mos dëgjohej.Takimi ka nisur prej orës 20:45 dhe aktualisht është 0-0Minuta e 41-të, ndërpritet takimi. Tifozat serb revoltohen pasi një flamur Shqiptar valvitet reth e përqark stadiumit. Arbitëri ka ndërprerë momentalisht ndeshjen.Minuta e 38-të- Shqipëria vazhdon të shfaqet rezikshëm. Lenjani gënjen një mbrojtës, dhe godet me të djathtën por goditja e tij është e dobët dhe pritet nga Stojkoviç.Minuta e 35-të- Vjen rasti i parë për Shqipërinë. Mavraj i vetëm dhe i pashqetësuar përballë portierit serb, godet keq duke i dhënë mundësinë Stojkovic të presë topin. Menjëherë pas këtij rasti, Shqipëria ka një rast tjetër ku i afrohen sërish golit me një goditje me kokë nga Cana.Minuta e 33-të Ivanovic ndëshkohet me karton të verdhë.Minuta e 32-të- Agolli ndëshkohet me karton të verdhëMë pas deri në minutën e 30-të, bie disi ritmi i lojës. Serbia vazhdon të sulmojë por jo me atë grintën e minutave të para. Skuadra Shqiptare mbrohet mjaf mirë duke mos lënë hapësira.Minuta e 15-të- Ivanovic shpërthen në krahun e djathtë dhe del bukur para portierit Berisha por godet keq dhe topi prek rrjetën e jashtme.Minuta e 7-të- Rasti i parë i pastër shënohet në minutën e 7-të ku një aksion i rezikshëm nga Serbia në krahun e djathtë shkakon panik në mbrojtjen e Shqipërisë, por Agolli ka larguar rrezikunTakimi ka nisur me Serbët më të rezikshëm të cilët ushtrojnë presion që në minutat e para. Ekipi i Shqipërisë është vendosur në mbrojtje dhe mendon për t'u mbrojtur.Ora News ju përcjellë minutë pas minute çfarë ndodh në stadiumin Partizani të Beogradit ku në orën 20:45 përballë kombëtares serbe do të jetë kombëtarja shqiptare.20: 50 Në momentin kur kombëtarja shqiptare këndonte himnin tifozët bënin zhurmë të mos dëgjohej.I gjithë stadiumi është i rrethuar nga forca të shumta të policisë serbe.Formacionet: Serbia (4-2-3-1) Stojkovic, Kolarov, Nastasic, Mitrovic dhe Ivanovic, Matic, Gudel, Markovic, Tadic dhe Tosic, Djordevic.

Shqipëria: (4-5-1) Berisha, Hysaj, Mavraj, Cana, Agolli, Kukeli, Abrashi, Xhaka, Lila, Lenjani, Balaj

20:23-11 makina policie shoqerojne nje autobuz tifozesh te Shqiperise nga hoteli per ne stadium ne Beograd.

dolazak-fudbalera-srbije-foto-dado-dilas-1413309871-581140

20:15- Ndërkohë shumë tifozë serbë i janë afruar stadiumit.  Lojtarët  e kombëtares serbe në stadium janë pritur me duartrokitje ndërsa lojtarët e kombëtares shqiptare janë pritur me fishkëllima dhe fjalë fyese nga tifozet serbë.Lojtarët  e kombëtares serbe të cilët kanë mbërritur në stadium janë pritur me duartrokitje ndërsa lojtarët e kombëtares shqiptare janë pritur me fishkëllima dhe fjalë fyese.20: 11 Një grup tifozësh janë vendosur para stadiumit dhe bërtasin Kosova është Serbi19:30- Stadiumi i Beogradit fillon të mbushet me tifozët vendas:1419:10- Futbollistët e Kombëtares Shqiptare nisen drejt stadiumit të shoqëruar nga masa shumë të repta sigurie. Gjatë hyrjes së tyre në stadium ka edhe fërshëllima nga tifozat serbë që ndodhen reth e përqark stadiumit.18:25- Normalizohet situata për 45 të arrestuarit në stadiumin e Beogradit. Policia ka lënë të lirë gazetarët dhe personat e tjerë dhe i ka shoqëruar ata drejt hotelit ku qëndronte kombëtarja. Ka qenë këmbëngulja e Ministrisë së Jashtme që ka normalizuar situatën.Tifozat serbë i drejtohen stadiumit: 18:20- Tifozat e Serbisë u mboldhën në sheshin përpara tempullit të “Shën Savës” dhe më pas të gjithë sëbashku kanë marshuar drejt stadiumit të Beogradit ku do të luhet edhe ndeshja.9Mbarojnë biletat për në tribunat veriore dhe jugore: 16:10- Qendra që meret me shitjen e biletave ka njoftuar se janë mbaruar të gjitha biletat nëpër tribunat veriore dhe jugore të cilat kushtonin nga 300 dinarë. Sipas të dhënave në stadium priten reth 25.000 tifozë.Vazhdon shitja e biletave: 15:10- Federata Serbe ka njoftuar se po shiten me intesitet të larta biletat për ndeshjen e sotme. Sipas njoftimit biletat do të shiten deri sa të fillojë ndeshje. Cmimet janë të arsyeshme dhe mund të gjesh duke nisur nga 300 dinarë që është cmimi minimal, deri në 10000 dinarë që janë biletat në tribunën qëndrore.14:35- Mbështetësit Shqiptarë vazhdojnë të provokojnë me foto nëpër rrjete sociale12Albert Kastrati në Beograd: 13:55- Kryetari i tifogrupit, “Plisat” Albert Kastrati është parë duke shëtitur nëpër Beograd i shoqërua me disa persona të tjerë, ai ka publikuar dhe foto në ‘Facebook”.1111:00- 3 autobusa shqiptarë nisen drejt Beogradit, pa marrë parasysh se ndaj tyre mund të meren masa ligjore.ndeshjaSerbia s’heq dorë: Çdo shqiptar që hyn në stadium do procedohet 09:10- Serbia duket e vendosur: Asnjë shqiptar nuk do të hyjë në stadium për të parë përballjen Serbi-Shqipëri mbrëmjen e sotme në stadiumin “Partizani” i Beogradit.Një përfaqësues i sigurisë i Federatës serbe Mirko Milivoje tha do të zbatohet marrëveshja e arritur mes dy federatave por dhe vendimi i UEFA-s, çdo shqiptar që do të jetë në stadium do të largohet dhe do të procedohet sipas ligjeve.