Rrezatimi dhe zhurmat, biznesi refuzon t'u ofrojë punonjësve kartelat klinike

Tiranë - Nëse punëtorët shqiptar janë të rrezikuar në punën që kryejnë, përgjegjësia i mbetet në derë biznesit për të cilin punojnë ata.Konkluzionet dolën gjatë diskutimeve në Këshillin Kombëtar të Punës, i cili evidentoi një detaj thelbësor: Kompanitë nuk kanë kartela mjekesore dhe aparate, që të mbrojnë nga rrezatimet dhe zhurmat.Pavarësisht kërkesës ligjore, bizneset vazhdojnë të refuzojnë, duke thënë se ka një kosto edhe pse një paketë e tillë shëndetësore kushton 300 lek në vit për një punonjës.Ata i kërkuan Ministrit të Shëndetësisë t’i ofrojë ato falas, por ministri refuzoi dhe tha se ligji ngarkon subjektet, jo shtetin. Inspektimet do t’i bëjë Ministria e Shëndetësisë nëpëmjet inspektorëve të saj dhe për subjektet me probleme, do të ketë penalitete.